Në Pogradec po zhvillohet një operacion i madh policor, ku janë angazhuar forca të shumta, përfshirë Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, RENEA-n, FNSh-në, Shqiponjat dhe Forcën e Posaçme Operacionale.
Operacioni ka si objektiv goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me drogën, armët dhe personat në kërkim.
Gjatë aksionit janë kryer shumë kontrolle, dhe deri më tani janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, shuma parash dhe lëndë narkotike.
Një nga pikat kryesore të operacionit është rrethimi dhe kontrolli i imtësishëm i banesës së Erjon Llapushit, një person i shpallur në kërkim.
Policia njofton se detaje të plota mbi rezultatet e operacionit do të bëhen publike pas përfundimit të tij.