Falë inteligjencës policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” godet një tjetër rast shpërndarjeje të lëndëve narkotike kanabis.
Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, është arrestuar në flagrancë 21-vjeçari Euserio Nikolli, banues në Tiranë.
Nikolli, për të shmangur kontrollimet nga Policia, udhëtonte me taksi.
Gjatë një operacioni në rrugën “Pavarësia”, ai u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.