Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete pranë banesës së tij.
I moshuari jetonte vetëm, ndërsa familja e tij ishte e vendosur në Tiranë. Të afërm të viktimës kanë pohuar se ai nuk kishte pasur konflikte.
Policia është duke intervistuar banorët e fshatit dhe ka shoqëruar më shumë se 20 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.
Ekspertiza ka konkluduar se Xhemal Meta është vrarë, pasi ka pasur shenja të goditjes me sende të forta në pjesën e kokës. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e vrasjes.