Kryebashkiaku i Kolonjës, Erjon Isai, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për herë të dytë, pas një kallëzimi që e akuzon për abuzime në disa tendera publikë.
Hetimet janë përqendruar në dyshimet për shpërdorim të fondeve publike dhe shkelje të procedurave ligjore në prokurim, por SPAK nuk ka dhënë ende detaje të tjera rreth natyrës së hetimeve.
Në pamjet shihet momenti teksa ai futet i vetëm në ambientet e SPAK. I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.