Skip to content
Politikë

“Energjinë e prodhojmë vetë”/ Rama u përgjigjet ndjekësve

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot komentuesve në rrjetet sociale në lidhje me energjinë elektrike.

Një komentues i tha se Shqipëria e prodhon vetë energjinë, ndërsa Rama e quajti këtë një “legjendë mediatike” pa asnjë lidhje me realitetin.

Sipas tij, Shqipëria prodhon 75% të energjisë kur ka reshje të bollshme, ndërsa gjatë viteve të thata prodhon vetëm 65%.

“Kjo është një legjendë medatike e pa asnjë lidhje me realitetin.

Shqipëria prodhon 75% të nevojave të veta në një vit të mirë hidrik, pra kur ka reshje të bollshme dhe vetëm 65% në një vit të thatë.

Po ne do ta prodhojmë vetë energjinë të gjithën për nevojat tona brenda vitit 2030 kur do të kemi fituar sovranitetin energjetik me realizimin e investimeve të programuara që po vazhdojnë për prodhimin nga dielli dhe era si dhe për dy modelet inovative të pompimit të ujit në kaskadën e Drinit dhe të Devollit ku po punojmë me partnerët tanë norvegjez.

Ulja me 10.5% të çmimit të energjisë është hsitorike për faktin se është e para ulje në 35 vjet dhe është e vetmja ulje e bërë në këtë pjesë të botës pas krizës së luftës në Ukrainë. Është fryt i një arritje historike në transformimin rrënjësor të sektorit në dekadën e fundit. Jo pra nuk është aq por është 10.5 % ulje dhe është çmimi i ulët i historisë.

Jo ne nuk e prodhojmë vetë për të gjitha nevojat tona energjinë.

Shqipëria po bëhet dhe nuk duhet të duash qeverinë për ta pranuar këtë”, tha Rama.