Një nga pasuesit e mundshëm të baronëve të drogës të njohur si Pablo Escobar dhe “El Chapo” Guzmán është një shqiptar, Dritan Rexhepi, 44 vjeç, i cili është përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Ky fenomen i rritjes së konsumit të drogës, veçanërisht kokainës, ka ndodhur dhe gjatë festave të fundvitit në Greqi, ku përdorimi u rrit ndjeshëm.
Në periudhën festive, konsumi i kokainës në Athinë arriti në 2.5 kilogramë në ditë, duke dyfishuar sasinë mesatare të përdorimit të përditshëm prej 1.2-1.5 kilogramë.
Pavarësisht çmimit të lartë të kokainës (80-100 euro për gram), droga është më e bollshme dhe më e arritshme falë rrugëve të shumta të trafikut, përfshirë ato që kalojnë përmes vendeve si Kolumbia, Ecuador dhe Ballkani.
Tregu evropian i kokainës, i vlerësuar në 12 miliardë euro në vit, ka nxitur një kërkesë të madhe dhe po bën që shqiptarët të dominonin trafikun e kokainës, duke u bërë një forcë e rëndësishme në këtë industri.
Dritan Rexhepi, një personazh kyç i këtij trafiku, ka ndjekur një rrugë kriminale që ka filluar në Ekuador, ku ai përdorte identitete të rreme dhe kishte krijuar një rrjet të fuqishëm ndërkombëtar.
Pavarësisht arrestimeve dhe arratisjeve spektakolare, Rexhepi vazhdon të jetë një figurë kryesore në trafikun e drogës. Pas një periudhe të gjatë, ai u arrestua në Turqi dhe aktualisht po pret ekstradimin në Shqipëri.
Po ashtu, kërkesa për kokainën në Evropë është në rritje, ndërsa prodhimi i kokainës në Kolumbi dhe vende të tjera të Amerikës Latine është dyfishuar.
Tregu i kokainës në Evropë ka rritur konfiskimet dhe trafikimin e saj, duke pasqyruar një dominim të vazhdueshëm të bandave shqiptare në këtë industri, ndërsa metodat e avancuara të kultivimit dhe trafikut të kokainës vazhdojnë të sjellin fitime marramendëse./Protothema.gr