Pas vendimit të Apelit të GJKKO për të caktuar masën e detyrimit për paraqitje ndaj Sali Berishës, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.
Nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, e cilësoi vendimin si të pabazuar dhe si një shfaqje të bashkëpunimit të hapur të drejtësisë me mazhorancën.
“Ky është një tjetër vendim absurd ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e qartë për të mbështetur qeverinë në prag të zgjedhjeve. Megjithatë, shqiptarët do të dinë të japin përgjigjen e duhur më 11 maj. Historia ka treguar se për Berishën fitimi i betejave është vetëm çështje kohe”, deklaroi Gjekmarkaj.