Skip to content
Kryesore

Rritet fluksi i kalimeve në Kapshticë pas festave

· 1 min lexim

Pikat e kalimit kufitar të Kapshticës kanë nisur lëvizjet pas festave, me shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi duke u kthyer pas festimeve në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6925 shtetas kanë kaluar nga Shqipëria, ndërsa 2978 shtetas janë regjistruar në hyrje.

Autoritetet po punojnë me 5 sportele për të lehtësuar kalimin, 3 për mjetet e vogla dhe 2 për autobuzat, për të shmangur pritjet dhe radhët.