Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për çështjen e inceneratorit të Fierit, duke e kthyer për rigjykim në këtë gjykatë me një trup gjykues të ri.
Në vendimin e shpallur më 19 dhjetor 2024, trupi gjykues i përbërë nga Engert Pëllumbi (kryesues), Dhimitër Lara dhe Miliana Muça, vendosi të prishë aktin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, të datës 25 shtator 2023, dhe të rikthejë çështjen për shqyrtim të ri me një trup gjykues të tjetër.
Ky vendim është marrë pas ankimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe të ankuesve dhe të pandehurve që ishin pjesë e çështjes.