Skip to content
Politikë

Zhupa: Qeveria po shfrytëzon zonat e mbrojtura për investitorët strategjikë

· 1 min lexim

Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike, kërkoi një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa theksoi se mazhoranca ka ndarë 5.8 milionë metra katrorë tokë për investitorët strategjikë dhe tani po synon të përfshijë edhe zonat e mbrojtura.

Ajo akuzoi qeverinë për veprime të dëmshme për mjedisin:

“5.8 milionë tokë për investitorët strategjikë, ju jeni terroristë mjedisorë. Pas shfrytëzimit të tokës, tani po planifikoni të hyni edhe në zonat e mbrojtura. Propozimi është që të zgjatet afati dhe të jepen për përdorim edhe brigjet e deteve, lumenjtë dhe liqenët për ndërtimin e stacioneve plazhi. Pas tokës, po merrni edhe detin, ajrin dhe po shkatërroni jetën e këtij vendi.”