Skip to content
Kryesore

“Zemra ime është e thyer”/ Mamaja e Martinit mes lotësh në protestë

· 1 min lexim

Një muaj pas vrasjes tragjike të Martin Canit, qytetarët u grumbulluan në Tiranë për të organizuar një protestë.

Prindërit e viktimës, Angel dhe Florina Cani, së bashku me shumë të tjerë, u nisën nga shkolla “Fan Noli” dhe marshuan drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të disa institucioneve që kishin përgjegjësi për ngjarjen dhe duke shprehur shqetësimin për mungesën e masave për parandalimin e krimit.

Në një mesazh emocional, nëna e Martin Canit shprehu dhimbjen e saj:

“Kush ishte ai që nuk e mbrojti Martinin? Dua që të gjithë të japin dorëheqjen. Ai ishte një fëmijë i buzëqeshur dhe i përpiktë. Zemra ime është e thyer. Dua dorëheqjen e ministres. Mësuesja nuk më tha asnjë fjalë. Ku ishte mësuesja, nuk mendoj se nuk mund të kishte një parandalim për ata fëmijë. Parandalimi fillon tek dera e shkollës, por ata nuk bënë asgjë për Martinin. Dorëheqje nga dera e shkollës deri në ministri. Drejtësi për Martinin dhe Luisin.”