Skip to content
Kryesore

Një muaj nga vrasja e Martin Canit, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

· 1 min lexim

Një muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i goditur me thikë nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, prindër dhe fëmijë kanë nisur një marshim nga shkolla drejt Ministrisë së Arsimit.

Në 30 ditë janë mbajtur disa protesta, ku kanë marrë pjesë qytetarë, aktivistë, politikanë dhe figura publike, duke kërkuar më shumë siguri për fëmijët në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.