Policia e DVP Korçë, në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, ka zbuluar një subjekt në lagjen nr. 8, ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla, ndërsa u konstatua se të ardhurat nga ky aktivitet fshiheshin.
Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për pronaren e subjektit, A. F., 40 vjeçe, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.