E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn, ka përcjellë një mesazh të qartë për opozitën dhe kreun e PD-së, Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA.
Në një deklaratë, Van Horn theksoi rëndësinë e një opozite të shëndetshme për një demokraci funksionale, por sqaroi se SHBA nuk angazhohet me individë të përfshirë në korrupsion madhor.
“Një opozitë e shëndetshme është thelbësore për një demokraci të gjallë. Ne nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për korrupsion madhor,” tha ajo, duke shtuar se të gjitha palët duhet të kontribuojnë në mënyrë konstruktive për një proces politik të drejtë dhe gjithëpërfshirës.