Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 17-vjeçarin Brolin Dalani, autor i plagosjes së bashkëmoshatarit Yldi Xhafa, ngjarje që ndodhi në korridoret e gjimnazit “Mustafa Hoxha” në Cakran.
Incidenti, që tronditi shkollën, ndodhi në prani të shokëve të klasës dhe dy mësuesve.
Seanca gjyqësore, e drejtuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu dhe prokurorja Oljana Gjergjefi, u zhvillua me praninë vetëm të të atit të të akuzuarit dhe avokatit të tij mbrojtës, Toto Avdiaj.
Gjatë mbrojtjes, avokati argumentoi se Dalani vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke paraqitur dokumentacion për këtë pretendim.
Megjithatë, pas shqyrtimit të provave, gjykata vendosi arrestimin e të miturit, duke e konsideruar rrezikshmërinë e tij për shoqërinë dhe për të siguruar ecurinë e hetimeve.