Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Bilisht, ku një këmbësore është goditur nga një automjet ende i paidentifikuar.
E plagosura është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e qarkullimit rrugor ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur drejtuesin e automjetit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.