Skip to content
Bota

Pranohen dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi

· 1 min lexim

Trupi gjykues në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka miratuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për pranimin e dëshmive me shkrim nga nëntë dëshmitarë.

Ky vendim u bë i njohur gjatë konferencës javore të Dhomave të Specializuara të Kosovës nga zëdhënësi Michael Doyle.

Gjithashtu, është raportuar se një dëshmitar ka kërkuar të japë dëshmi përmes video-lidhjes, duke përdorur masa mbrojtëse. Kjo kërkesë është miratuar më 9 dhjetor.

Ndërkohë, në çështjen e Salih Mustafës, Kryetarja e Dhomave të Specializuara ka emëruar një panel të Gjykatës Supreme për të shqyrtuar dy kërkesa lidhur me ligjshmërinë e dënimit të tij, i cili ishte vendosur nga Gjykata e Apelit. Mustafa pretendon se dënimi për vrasje të paligjshme është i tepërt, ndërsa Prokuroria argumenton se është i ulët dhe kërkon rishikimin e tij.

Konferenca trajtoi gjithashtu akuzat kundër Thaçit dhe të tjerëve për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.