Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në Fier, ku dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr të çastit. Si pasojë e përleshjes, njëri prej tyre ka përfunduar në spital pasi është goditur me thikë, ndërsa tjetri është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet.
Sipas raporteve, sherri ka shpërthyer për shkak të një debati mes të rinjve lidhur me një postim në rrjetin social Snapchat, i cili ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ata janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës.
Megjithatë, situata është mbajtur nën kontroll dhe mësimi ka vijuar normalisht, pasi shkolla është e pajisur me roje dhe oficerë sigurie që kanë ndërhyrë për të parandaluar eskalimin e dhunës.