Bolivia ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara ish-drejtuesin e agjencisë kundër narkotikëve, Maximiliano Davila, i njohur si “Macho”.
Ai akuzohet për lehtësimin e trafikut të kokainës drejt SHBA-së gjatë mandatit të tij.
Ekstradimi i Davilës, i realizuar të enjten, u miratua nga Gjykata e Lartë e Bolivisë në fund të nëntorit. Megjithatë, ai mohon akuzat.
Ish-kreu i antidrogës ishte burgosur në Bolivi që nga shkurti i vitit 2022, nën akuza për korrupsion.