Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha është zhgënjimi më i madh i jetës së tij.
Berisha e quajti Berishën Lulzim Brava, ndërsa theksoi se ky i fundit është treguar i pabesë.
Gjithashtu, Berisha deklaroi se zhgënjimin më të madh nga Basha e ka marrë me blindimin e selisë së PD-së dhe dhunimin e demokratëve.
“Lulzim Brava është zhgënjimi më i madh i jetës sime. Hajde pabesia. Bëri një pabesi, le ta lëmë mënjanë, por kur u fut në ato procese me brava, me blinde, me ato gjëra… kur ika unë ndjeva një kënaqësi, ia dorëzova një gjenerate tjetër, ashtu më dukej, por ky në disa qëndrime, në disa sjellje tejkaloi çdo njeri që unë njoh, nuk mund ta them që nuk është zhgënjim. Ka qenë zhgënjimi më i madh i jetës sime”, nënvizoi kreu i PD-së.