Çmimi mesatar i shitjes së pronës në Tiranë është vlerësuar në 124 mijë lekë për metër katror, pas miratimit të referencave të reja për çmimet. Këto çmime kanë pësuar rritje në gjithë vendin, me zonat më të shtrenjta që përfshijnë Farkën, Liqenin Artificial dhe Dhërmiun, ku çmimi për metër katror arrin nga 190,000 deri në 258,000 lekë.
Qeveria ka miratuar çmimet e reja mesatare të shit-blerjes së banesave, dhe krahasuar me vitin 2023, ato janë rritur në qytetet e mëdha dhe zonat bregdetare, të cilat nuk janë të klasifikuara si qytete. Në Tiranë, çmimi mesatar për metër katror është 124,300 lekë, me Paskuqanin si zonën më të lirë me çmim prej 62,500 lekë/m2, ndërsa zona pranë liqenit artificial ka çmimin më të lartë me 227,400 lekë/m2. Farka, përtej kryeqytetit, mban çmimin më të lartë në të gjithë vendin, ku çmimi arrin deri në 257,000 lekë/m2.
Po ashtu, në Durrës, çmimi i mesëm i banesave është rritur në 71,200 lekë/m2 nga 67,500 lekë/m2 në vitin 2023, dhe gjithashtu ka pasur një rritje të çmimit në disa qytete të tjera të qarqeve të ndryshme, deri në 14,000 lekë/m2 për një vit. Ndërkohë, në zonat bregdetare, Dhërmiu udhëheq me çmimin më të lartë, që arrin në 190,000 lekë/m2.
Përcaktimi i këtyre çmimeve shërben si referencë për qytetarët dhe bizneset që dëshirojnë të investojnë, si dhe për politikën e strehimit të Entit Kombëtar të Banesave dhe qeverisë në fushën e politikave fiskale.
Çmimi referencë i pronave në Tiranë, 2024
Çmimi mesatar
124.300 lekë/m2
Çmimi më i lartë Liqeni artificial 227 400 lekë/m2
Çmimi më i ulët Njësia 11 (pranë Paskuqanit) 62 500 lekë/m2
Zona më e shtrenjtë në Shqipëri
Njësia Farkë 257 mijë lekë/m2
Çmimi referencë i pronave në Shqipëri
Tiranë 124 300 lekë/m2
Durrës 71 200 lekë/m2
Vlorë 66 700 lekë/m2
Kamëz 62.500 lekë/m2
Shkodër 62 300 lekë/m2
Elbasan 55 400 lekë/m2
Fier 55 400 lekë/m2
Korçë 59 500 lekë/m2
Berat 52 200 lekë/m2
Kukës 54 000 lekë/m2
Gjirokastër 48 600 lekë/m2
Çmimi i pronave në bregdet
Dhërmi 186 400 lekë/m2
Orikum 61 400 lekë/m2
Velipojë 60 400 lekë/ m2
Golem 56 500 lekë/m2
Shëngjin 49 200 lekë/m2
/euronews