Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në fjalën e tij në Kuvend foli në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Bardhi kërkoi që çështja e Xhaçkës të futet në rend dite dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Komisioni i Venecias u ka thënë atë që ju kemi thënë ne në këtë sallë, atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese, që nuk mund të ngrini pavarësinë tuaj apo lirinë tuaj të votës kur bëhet fjalë për vendimet e GJK. Nuk mund të konsiderohet si imponim i një mënyre votimi, por përmbushje përgjegjësie. Prandaj, fusni menjëherë në rend dite. Dorëzojani drejtësisë Olta Xhaçkën, të vendosë GjK nëse është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë. Çdo sjellje e kundërt ndaj saj është minim i shtetit të së drejtës”, tha Bardhi.