Skip to content
Kryesore

Sot, seanca për vrasjen e Fation Bicit

· 1 min lexim

Sot zhvillohet seanca për autorët e dyshuar të vrasjes së të miturit Fation Bici në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Dy nga të dyshuarit ndodhen në arrest shtëpie për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj 2023 në lulishten e qytetit të Gramshit, pranë shkollës. Katër adoleshentë, të moshës 15-16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjonit pas një konflikti në rrjetet sociale.

Të pajisur me thika dhe doreza grushti, ata e sulmuan, ndërsa Fatjoni ndërhyri për ta mbrojtur kushëririn, duke humbur jetën nga plagët.