Lëvizja Vetëvendosja, së bashku me aleatët e saj, Partinë Guxo dhe Alternativën, ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Kjo listë e përbashkët është prezantuar si një përfaqësim i vizionit për ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.
Në krye të listës ndodhet Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca dhe Donika Gërvalla. Megjithatë, ajo që bie në sy është mungesa e disa figurave të rëndësishme nga kjo listë.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, një nga aktivistët më të hershëm të Vetëvendosjes, nuk do të garojë në këto zgjedhje.
Po ashtu, jashtë listës mbetet edhe Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri aktual i Kosovës.