Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, e shoqëruar nga vajza e saj, Bora Meta.
Gjatë hyrjes në godinë, Kryemadhi ka deklaruar për mediat: “Erdha të marr letrat e SHIK-ut”.
Aktualisht, ndaj saj është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, ndërkohë që ish-bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta është nën hetim pasuror dhe është përfshirë në një hetim të SPAK.
Monika Kryemadhi po hetohet për tre vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Një javë më parë deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ankimoi vendimin e GJKKO-së që i sekuestroi dy vila tek “Kodra e Diellit”.