Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Enkelejd Alibeaj propozoi ngritjen e një Komisioni Parlamentar johetimor për çështjet e fëmijëve, por propozimi u rrëzua nga deputetët e tjerë.
Mbledhja u shoqërua me tensione të mëdha ndërmjet deputetëve, sidomos gjatë diskutimeve për Komisionin e Venecias dhe mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Një përplasje e ashpër ndodhi mes deputetes demokrate Ina Zhupa dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.