Skip to content
Politikë

“Nderim për kontributin e tyre!”/ Spiropali propozon emërtimin e sallave të Kuvendit

· 1 min lexim

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat e Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Spiropali theksoi se ky nderim bëhet për dy sallat e mbledhjeve në ndërtesën e sallës së seancave të Kuvendit. Ajo kujtoi kontributin e dy personaliteteve të shquara, që u ndanë nga jeta, duke përmendur Fino si ish-Kryeministër, ministër dhe deputet për 6 legjislatura, dhe Bogdani si deputet për 2 legjislatura, që u nda në moshë të re.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që, për të nderuar emrin dhe kontributin e këtyre dy personaliteteve, të emërtojmë dy sallat e Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. Fino, ish-Kryeministër dhe deputet, u nda nga jeta në detyrë, ndërsa Bogdani, deputet për 2 legjislatura, u nda në moshë të re,” u shpreh Spiropali.

Ajo shprehu besimin se propozimi do të marrë mbështetje nga deputetët e Kuvendit.