Një 23-vjeçare, shtetase peruane, është arrestuar nga policia e Elbasanit pas shpalljes në kërkim.
Ajo dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishte përshtatur ambiente të marra me qira për shfrytëzim prostitucioni.
Po ashtu, ata kishin promovuar shërbimet e tyre në faqe online, duke ofruar marrëdhënie seksuale kundrejt pagesave.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim F. G., 23 vjeçe.
23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.