Një restorant në zonën e Mulletit, Tiranë, u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Për shkak se objekti ishte i ndërtuar prej druri, zjarri u përhap me shpejtësi.
Në vendngjarje mbërritën 5 mjete zjarrfikëse dhe 20 punonjës, të cilët arritën të vënë nën kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.