Skip to content
Bota

SHBA/ Vrasja e CEO-s të kompanisë së sigurimeve, arrestohet 26-vjeçari

· 1 min lexim

Një 26 vjeçar, i identifikuar si Luigi Mangione është arrestuar në një McDonald’s në Pensilvani si i përfshirë në vrasjen e Brian Thompson, CEO i kompanisë së sigurimeve shëndetësore United Healthcare.

Arrestimi ndodhi për shkak se atij iu gjet një armë e ngjashme me atë të përdorur në vrasje.

26-vjeçari dyshohet se ka tentuar të përdorë një ID të rreme në McDonald’s, thanë burimet policore, të cituara nga mediat e huaja.

Me vete i riu kishte edhe një pistoletë me silenciator, katër dokumente identiteti false dhe sende të tjera në përputhje me atë që autoritetet dinë për vrasësin e dyshuar.