Skip to content
Kryesore

Sherr mes 5 adoleshentëve te ‘Asllan Rusi’

· 1 min lexim

Një konflikt mes disa adoleshentëve është shënuar pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku sipas burimeve paraprake, një i mitur rreth 13 vjeç ka mbetur i plagosur.

I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Në përplasjen fizike janë përfshirë pesë të mitur, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja vjen në vijim të incidenteve të shpeshta mes adoleshentëve, përfshirë tragjedinë e ndodhur së fundmi ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pas një sulmi me thikë nga një bashkëmoshatar.