Në qarkun e Korçës kanë nisur reshjet e dëborës në lartësitë mbi 1200 metra, që prej mbrëmjes së sotme.
Reshjet janë regjistruar në fshatrat Dardhë dhe Vithkuq, megjithëse intensiteti mbetet i ulët.
Firmat kontraktore dhe borëpastrueset kanë dalë në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve të prekura nga dëbora, ndërsa temperaturat qëndrojnë rreth 2°C.
Trashësia e dëborës aktualisht arrin deri në 5 cm dhe pritet të vijojë gjatë natës.