Një aksident tragjik ka ndodhur sot paradite në aksin Mbrostar-Levan, në kryqëzimin e Pojanit, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke rezultuar në vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.
Sipas hetimeve paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë, lagështirës në rrugë dhe përgjumjes së shoferit.
I plagosuri është transportuar në spitalin rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje ndodhen forca të policisë, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.