Skip to content
Politikë

Mazhoranca rrëzon amendamentet e PL

· 1 min lexim

Mazhoranca ka rrëzuar sërish amendamentet e opozitës në seancën plenare të kësaj të marte, duke vazhduar praktikën e refuzimit të kërkesave të deputetëve të Partisë së Lirisë.

Me shumicën e votave, janë hedhur poshtë amendamentet e paraqitura nga deputetët Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, të cilët kërkuan shtesa të konsiderueshme në buxhetin e vitit 2025 për përmirësimin e shërbimeve në shëndetësi dhe arsim, dy sektorë që ata i konsiderojnë jetike për mirëqenien e qytetarëve.

Pavarësisht argumenteve të paraqitura nga deputetët e Partisë së Lirisë, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh, ndërkohë që edhe më herët mazhoranca kishte rrëzuar të gjithë amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike.

Ky veprim ka shtuar tensionet mes mazhorancës dhe opozitës, të cilat kanë vazhduar të përplasen për mënyrën e trajtimit të çështjeve të rëndësishme për buxhetin e shtetit dhe politikën publike.