Me votat e mazhorancës janë rrëzuar në Kuvend amendamentet e 9 deputeteve demokrate për shëndetësinë, me në fokus Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Në amendamentin e PD-së kërkohej krijimi i një fondi të posaçëm për blerjen e një pajisjeje PET Skaner dhe dy pajisjeve akseleratore në QSUT, Tiranë.
Ky fond do të përfshinte gjithashtu shpenzimet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e pandërprerë të pajisjeve.
Po ashtu, propozohej një rritje e fondeve për ilaçet në Spitalin Onkologjik, me një shtesë prej të paktën 15 milionë euro.
Në një tjetër amendament, PD kërkonte një rritje prej 50% të fondeve për barnat e rimbursueshme, duke përfshirë një shtesë prej 60 milionë euro.
AMENDAMENTET E PD:
1. Rritja me 1% të PBB-së të buxhetit të shëndetësisë (rritje graduale me 1% çdo vit) – Tritan Shehu
2. Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-të në shëndetësi (përveç dializës) – Albana Vokshi
3. Shtimin e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – Albana Vokshi (u rrëzua)
4. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – Albana Vokshi (u rrëzua)
5. Rritja me 10% e pagave të gjithë administratës publike (përveç pagave të drejtuesve të lartë) – Sorina Koti
6. Rritja me 20% e pagave në shëndetësi – Sorina Koti
7. Rritja e fondeve të ilaçeve të Onkologjikut (10% të akcizave duhan alkool, jo më pak se 15 mln euro shtesë) – Zheni Gjergji (u rrëzua)
10. Rritja me 50% e fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtesë) – Zheni Gjergji (u rrëzua)