Deputeti i PD Dashnor Sula, ka vendosur që edhe sot të mbërrijë në Kuvend me një mënyrë të pazakontë.
Sula kishte me vete një pankartë ku reflektohej sipas tij ndryshimi i çmimeve në në mallrat e shportës.
Ai thekson se çmimet e shportës kanë pësuar një rritje prej rreth 80 përqind krahasuar me tri vjet më parë.
Nga buka, sheqeri, mielli, vaji, deri te djathi apo gjalpi, Sula ka bërë llogari se sa ka ndryshuar çimimi i këtyre produkteve bazë.