Skip to content
Politikë

PD kërkon interpelancë me Ramën për pagesën 110 mln euro ndaj Becchetti

· 1 min lexim

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes kreut të tij Gazment Bardhi, ka kërkuar interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e pagesës 110 milionë euro ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Në kërkesën e adresuar kryeparlamentares Elisa Spiropali, PD nënvizon se kjo shumë u përcaktua nga ICSID si dëmshpërblim për mbylljen e paligjshme të televizionit “Agonset”, rezultat i një fushate të motivuar politikisht.

PD akuzon qeverinë për mungesë transparence mbi këtë çështje dhe kërkon shpjegime për përgjegjësinë e zyrtarëve të lartë, përfshirë Kryeministrin Rama, Kryebashkiakun Veliaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm Agaci.

Gjithashtu, theksohet se veprimet arbitrare të zyrtarëve kanë shkaktuar dëm financiar të rëndë për taksapaguesit shqiptarë.