Skip to content
Kryesore

Ish-menaxheri i resortit të Altin Hajrit, kush është 50-vjeçari i vrarë dje në Ndroq

· 1 min lexim

Publikohet fotoja e Alfred Dedjas, 50-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme në Ndroq.

Autor i dyshuar i ngjarjes është 27-vjeçari Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit.

Altin Hajri është pronari i kompleksit “Golden”, ku disa vite më parë menaxher ka qenë Alfred Dedja, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme.

Dyshohet se ekzekutimi lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur u qëllua nga Gjoshi. Policia gjithashtu i ka gjetur një armë edhe viktimës.

Gjoshi ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende ndodhet në arrati.