Reshjet e borës në juglindje të vendit kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Qarkun e Korçës, duke prekur 5,628 abonentë në disa zona rurale. Fiderët e prekur janë:
• Fideri Vithkuq: 6 abonentë pa energji në Brozdovec dhe Mazrek.
• Fideri Cervenakë: 12 abonentë pa energji në zona rurale.
• Fideri Potgozhan: 160 abonentë pa energji në Bishnicë dhe Çezmat.
• Fideri 8: 570 abonentë pa energji në Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Kallamas dhe Gollomboc.
• Fideri 5: 3,210 abonentë pa energji në Miras.
• Fideri 19: 150 abonentë pa energji në Dardhë.
• Fideri Frigorifer: 120 abonentë pa energji në Lavdar.
• Fideri 6: 50 abonentë pa energji në Panarit.
• Fideri 9: 100 abonentë pa energji në Lozhan.
Defektet në rrjet janë shkaktuar nga dëbora, që ka prekur kryesisht zonat e thella rurale.
Punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e avarive, por nuk ka ende një afat të saktë për rikthimin e furnizimit.