Një ditë festive për shqiptarët kudo!
Në qytetin e Vlorës, janë mbledhur shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke festuar me emocion 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë.
Të veshur me ngjyrat kuq e zi dhe me qeleshe, ata uruan njëri-tjetrin për këtë ditë të rëndësishme për kombin shqiptar.
Një qytetar, u pyet për lidhjen e tij me Vlorën, tha se “të gjitha lidhjet vijnë në Vlorë”.
Ndërsa një tjetër shprehu krenarinë e tij, duke thënë: “Kam ardhur sot herët në mëngjes, vit pas viti e festojmë pavarsinë këtu në Vlorë dhe jam shumë krenar. Kemi ëndërruar gjithmonë të prekim tokën e Shqipërisë.”