Skip to content
Kryesore

“Prindërit e mi janë të varfër”/ Luis Meçe bën apel për ndihmë

· 1 min lexim

Luis Meçe, 14-vjeçari i plagosur në ngjarjen tragjike ku shoku i tij Martin Cani humbi jetën, ka shpërndarë një apel për ndihmë financiare për shpenzimet e trajtimit.

Ai vijon të qëndrojë në spital dhe përmes një fushate GoFundMe ka kërkuar mbështetje pasi prindërit e tij nuk kanë mundësi për të paguar shpenzimet për spitalin, psikologen dhe fizioterapistin.

Në mesazhin e tij, Luisi tregon se është goditur 4 herë me thikë nga dy persona, në stomak, shpinë dhe mushkëri.

Ai kërkon ndihmën e njerëzve për të mundur të mbijetojë dhe për të përballuar trajtimin e nevojshëm, duke përmendur edhe publikimet dhe lajmet që dokumentojnë dhunën që ka përjetuar.

“Për të dhuruar para për Luis Meçen, klikoni këtu”