Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë), në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka zbatuar masat e sigurimit personal për gjashtë punonjës policie, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim. Masat e sigurimit përfshijnë pezullimin e ushtrimit të detyrës dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit për këta individë.
Punonjësit e policisë që janë përfshirë në hetimet e deritanishme janë:
Nënkomisar A.B. Ekspert kriminalist në DVP Shkodër.
Inspektor S.K., Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Inspektor Z.D., patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Inspektor K.L, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Nënkomisar GJ.M., i cili në kohën e ndodhisë ka qenë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht është Zv/Shef i Seksionit/Specialist në Seksionin Special të Ndërhyrjes Taktike të Njësisë Speciale “RENEA”.
Inspektor F.L. Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Hetimet e kryera për disa muaj kanë zbuluar se këta punonjës të policisë dyshohen se nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharjeje gjatë një operacioni në Korrik të këtij viti. Edhe pse këto bimë narkotike u konstatuan nga policia gjatë një kontrolli në terren në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, ato nuk u asgjësuan siç ishte parashikuar.
1-Nënkomisar Gjergj Mala.
2-Nënkomisar Ardian Baçina.
3-Inspektor Faik Latifi.
4-Inspektor Kristjan Lokthi.
5-Inspektor Zef Doçi.
6-Inspektor Sokol Kroni.
Një hetim i thelluar vazhdon për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe detajet lidhur me këtë çështje.