Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës, ku shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia teksa po rregullonte një antenë.
Për shkak të plagëve të rënda, 60-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.