Protesta e Partisë Demokratike në Tiranë vijon të shkaktojë tensione të mëdha në disa pika kyçe të qytetit.
Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe autobotit me ujë për të shpërndarë protestuesit, ka pasur përplasje mes forcave të rendit dhe qytetarëve.
Një protestues ka pësuar lëndime dhe është transportuar me barelë për ndihmë mjekësore. Po ashtu, edhe deputetët e PD-së janë ndikuar nga uji me presion gjatë konfrontimeve. Tensionet vijojnë të rriten në zona të ndryshme të Tiranës, ku protestuesit janë përpjekur të bllokojnë qarkullimin.