Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno kanë mbërritur pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ata janë paraqitur së bashku në hyrjen e SPAK, siç mund të shihet edhe në pamjet e siguruara.
Bëhet me dije se për Hoxhën rëndon akuza si ‘anëtar i organizatës kriminale’, ndërkohë që për Qynon akuza e korrupsionit.
Më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi SPAK të heqë masën e sigurisë së dhënë ndaj gazetarit Elton Qyno, por jo për kolegun e tij, Artan Hoxha, të cilin e etiketoi si “anëtar i bandës Bajri-Gjoka, të PS”.