Skip to content
Kryesore

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas një të mitur

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

Automjeti, i drejtuar nga P. G., ka përplasur një këmbësor, i cili është rreth 16 vjeç.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.