Një 22-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me kanabis, gjatë operacionit policor të koduar “Town”, i realizuar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.
Gjatë operacionit, u ndalua automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi K. Xh., 22 vjeç, banues në Durrës.
Pas kontrollit në automjet, u gjetën dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, 35,200 lekë dhe 270 euro, të dyshuara të ardhura nga tregtimi i narkotikëve, të cilat u sekuestruan si prova materiale, bashkë me 4 celularë dhe automjetin.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.