Era e fortë gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha në parkun e Drilonit në Pogradec, ku disa pemë janë rrëzuar për shkak të kushteve të motit të keq.
Ndërmarrja e Parqeve ka nisur menjëherë largimin e pemëve të rrëzuara dhe po vlerëson gjendjen e pemëve të tjera për të parashikuar çdo rrezik të mundshëm nga dëmtimet.
Po ashtu, pas 48 orësh erëra të forta, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të thellë të Goranës dhe Mokrës.
Ekipet e OSHEE-së janë angazhuar intensivisht për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe për të normalizuar situatën në këto zona të prekura.
Si pasojë e erërave të forta, ka pasur probleme të ngjashme edhe në disa fshatra të Elbasanit, Gjirokastrës dhe në veriun e vendit.
Ndërkohë, pas verifikimeve të kryera nga specialistët, ndërmarrja e parqeve ka nisur largimin e pemëve të dëmtuara dhe po vlerëson ato të tjera për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.