Moti i keq ka shkaktuar probleme në qarkun e Shkodrës, përfshirë reshje shiu dhe bore që kanë bllokuar disa akse rrugore.
Gjatë natës, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar shembje gurësh dhe dalje inertesh në akset e Lotit 1, Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë – Vermosh, dhe Bogë – Theth. Po ashtu, në aksin Tamarë – Vermosh, në zonën e Dobrinjës, ka pasur dalje inertesh.
Për pastrimin e rrugëve janë angazhuar mjete dhe punëtorë, ndërsa në aksin Bogë – Theth reshjet e shiut u kthyen në borë gjatë natës.
Gjatë mëngjesit, me rënien e temperaturave, janë kryer operacione për kriposjen e rrugëve. Moti ka filluar të përmirësohet, por temperaturat e ulëta mbeten, dhe makineritë janë në gatishmëri për të monitoruar situatën.