Mbrëmjen e së premtes, Policia e Tiranës po kryen një operacion të gjerë kundër aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit.
Sipas burimeve, kontrollet po zhvillohen në disa zona të kryeqytetit, ku janë kapur disa persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet.
Operacioni është ende në vazhdim dhe synon goditjen e pikave të paligjshme të lojërave të fatit.
Ndër zonat ku janë përqendruar kontrollet përfshihen Fresku, ish-Blloku, Mëzezi, Kamza, Astiri, Kombinati dhe zona të tjera të Tiranës.